Dashi

Gjatë kësaj jave do i keni gjithë planetët në krah dhe ata do ju ndihmojnë të realizoni të gjithë objektivat. Çdo ditë do jetë plot ngjyra. Kjo periudhë do jetë shumë e favorshme për ju që jeni në çift. Do krijoni një lidhje edhe me te forte me partnerin dhe do përjetoni momente shume te bukura. Edhe për ju beqaret është koha e duhur për deklarata dashurie. Pranojini propozimet që do iu bëhen. Situata financiare do jetë kontradiktore. Dielli do ju shtyje të shpenzoni, ndërsa Saturni të kurseni. Gjithë javën në këtë situatë do jeni. Kujdes me shëndetin dhe sidomos me infeksionet. Konsumoni sa me shume perime, majdanoz, hudhra dhe qepë. Në punë do merrni mbështetjen që keni kërkuar prej kohesh.

Demi

Nëse nuk tregoheni tolerantë dhe të duruar kjo javë do jetë shumë e vështirë. Për ju çiftet do jetë periudhë pak e zymtë. Mund të thuhet se do jetë një “lufte e ftohte” dhe ju do vuani. Lëreni pas krenarinë dhe bëjeni ju hapin e parë për të rregulluar gjërat. Për ju beqarët pritet të filloje një lidhje e fortë dhe e këndshme. Dielli do ju bëjë të keni shumë etje për të bërë shpenzime dhe për të fituar para. Kujdes me hapat që do hidhni. Për sa i përket shëndetit do keni disa probleme me gjumin. Merrni masat e duhura, por mos e teproni me medikamentet. Kujdes, në punë disa kolegë ziliqarë do kërkojnë t’iu zënë vendin.

Binjakët

Do keni ide shumë të mira gjatë kësaj jave dhe po patët dëshirë mund të bëni gjëra vërtet të mëdha. Në përgjithësi do jeni të rrethuar nga njerëz pozitivë. Nëse kohët e fundit keni pasur probleme e vështirësi me partnerin, tani situata do ndryshojë për mirë. Do jeni në humor për të bërë shaka dhe për te hapur edhe rrugë atëherë kur duhet. Ju beqarët më në fund do takoni një person që do iu përshtatet në çdo pike dhe do filloni më të një lidhje te qëndrueshme. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat do keni edhe tronditje te forta. Gjendja shëndetësore ka për të qenë e shkëlqyer. Do ndiheni plot energji e dinamizëm. Ne punë do filloje një periudhe shumë e kënaqshme dhe me arritje të njëpasnjëshme. Zbatojini ende rekomandimet e dhëna nga miqtë.

Gaforrja

Edhe pse do ju dalin pengesa dhe mund të rrëzoheni, këtë javë duhet të dini të ringriheni. Askush nuk i ka gjërat e thjeshta në jetë, por lum ata që nuk dorëzohen. Ju të dashuruarit do jeni të logjikshëm dhe nuk do bëni gjëra që do e lëndojnë tjetrin. Ju beqarët do keni disa takime, por për fat të keq do përballeni me zhgënjime. Financat do jenë më shumë të trazuara sesa të stabilizuara. Nëse nuk e organizoni dot vetë këtë sektor kërkoni ndihmë nga specialistët. Gjendja shëndetësore do jetë më e mirë. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer sidomos nëse jeni jurist. Mund të keni përfitime shumë shpejt nga një punë që do nisni.

Luani

Këtë javë gjërat do marrin më shumë kuptim dhe do ndiheni më të plotësuar. Marrëdhënia në çift do shkojë mirë në përgjithësi. Tensioni do te ulet dhe do filloni t’i shfrytëzoni prioritetet e të qenit ne një lidhje. Ju beqaret që kërkoni dashuritë e mëdha do keni shumë fat këtë javë. Do filloni të mendoni edhe për një lidhje serioze. Falë mbështetjes së Merkurit ju do keni fat edhe në planin financiar. Megjithatë nuk duhet absolutisht të rrezikoni shumë. Shëndeti pritet të jetë i mirë, por për të mos pasur probleme konsumoni sa me shumë vitamina, merruni me aktivitet fizik dhe mbrohuni nga djersitja. Në punë gjërat do shkojnë mirë dhe nuk do gjendeni aspak në vështirësi.

Virgjëresha

Në disa momente do ndiheni si të përhumbur këtë javë megjithatë nuk do dorëzoheni dhe do mundoheni ta bëni jetën më të bukur. Çdo gjë do jetë e qetë për ju çiftet dhe kjo sepse lidhja juaj do bazohet tek ndershmëria dhe sinqeriteti. Që ne momentin parë që shihni se diçka nuk po shkon mirë, ju merrni iniciativën dhe flisni me partnerin. Edhe për ju beqarët do jetë një javë shume e mirë. Përfitoni sa me shume! Mos besoni tek reklamat për te bere shpenzime, por kurseni sa me shumë te mundni. Dielli dhe Saturni do jenë planetët që do e mbrojnë shëndetin tuaj. Kujdes me ushqimin e tepërt sepse mund të sjelle pasoja tek stomaku dhe mëlçia. Pozitiviteti do iu ndihmojë të zgjidhni të gjitha problemet profesionale. Mos ngurroni as të kërkoni të drejtat tuaja.

Peshorja

Intuita dhe përkujdesi nuk do ju lërë të gaboni gjatë kësaj jave. Jeta juaj në çift do përmirësohet dita ditës dhe pas të mërkurës mund të ketë edhe surpriza të jashtëzakonshme. Dialogu dhe toleranca do jenë pikat tuaja më të forta. Ju beqarët nuk do ndiheni gati të sakrifikoni lirinë tuaj për të filluar një lidhje të qëndrueshme. Do bëni disa gabime të pafalshme. Buxheti do vazhdoje të mbetet i mirë dhe do arrini të kryeni të gjitha shpenzimet që keni menduar. Për shëndet më të mirë ka ardhur momenti të kujdeseni për ushqimin dhe të shmangni dietat. Po nuk i zbatuat këto rregulla shumë shpejt do keni shqetësime. Në punë do ju dalin pengesa të shumta dhe në disa momente nuk do dini çfarë të bëni.

Akrepi

Do jeni shumë të mençur gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Ju të dashuruarit nuk do doni aspak të qëndroni në qetësi dhe do bëni të pamundurën që të luftoni fort me rutinën. Do i shtoni aktivitetet sportive, daljet dhe gjithçka që do ju bëjë të dyve të ndiheni mirë. Ju beqarët do e shfrytëzoni në maksimum lirinë tuaj dhe nuk do doni të ndryshoni status. Financat nuk do favorizohen nga yjet kështu që bëni kujdes me të gjitha shpenzimet nëse nuk doni të mbeteni pa para. Shëndeti gjithashtu do kërkojë më tepër përkujdes. Mos neglizhoni gjumin dhe ushqimin. Në punë do ju dalin edhe probleme, por do dini si t’i menaxhoni dhe si t’i zgjidhni. Kujdes duhet bërë nga disa kolegë të rinj.

Shigjetari

Mos lejoni rutinën t’iu pushtojë këtë jave sidomos ju të dashuruarve sepse do mërziteni, do grindeni me partnerin dhe asgjë e mirë nuk do iu ndodhe. Për beqaret Marsi do krijoje mundësi te njëpasnjëshme për takime. Jeta e tyre mund te ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Ditët më me fat do jenë ato në fundjavë. Buxhetin nuk do e mbani dot nën kontroll prandaj situata mund të vije duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Shëndeti mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të mërkurës situata do ndryshojë për mirë. Pak me shumë kujdes duhet të bëni nëse jeni diabetikë. Në punë nuk duhet të dekurajoheni nga problemet që do ju dalin sepse me pak përpjekje gjithçka do kalojë.

Bricjapi

Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj jave, ju sërish do ndiheni disi keq në disa momente. Saturni do ndikojë pozitivisht këtë jave në jetën tuaj në çift. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do jenë më të qetë. Ju beqaret do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërheqin pas vetes. Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe nëse keni pasur probleme të ndryshe do ndiheni shumë herë më të qetë. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashke në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.

Ujori

Përgatituni për një javë të mbushur me emocione të forta. Pasioni do rikthehet fuqishëm në jetën tuaj sentimentale dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se kurrë ndonjëherë me parë. Çdo ditë do jetë plot ngjyra të veçanta. Ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk është e sigurt që do e gjejnë personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëhen për asnjë arsye. Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, acidet, të kripurat dhe pikantet. Në punë do jeni profesioniste dhe do arrini akoma me lart nga sa e kishit programuar.

Peshqit

Falënderojini gjithë kohës yjet këtë javë sepse ato do ju përkëdhelin. Do jetë Marsi ai që do e mbrojë në çdo moment jetën tuaj në çift këtë jave. Priten vetëm momente të bukura dhe tejet emocionuese, kështu që mos u shqetësoni. Ju beqarët do jeni shumë të izoluar dhe kjo nuk do iu lejojë të keni njohje të reja. Nuk do jetë periudhe me fat për ju. Buxheti nuk do jetë aspak i keq. Do jeni të kujdesshëm me shpenzimet që do kryeni dhe do i menaxhoni me maturi paratë që do ju mbeten. Shëndeti do jetë disi më i mirë se më parë. Kujdesi që keni treguar kohët e fundit do japë rezultatet e veta. Në punë duhet t’i hidhni hapat me qetësi dhe maturi, pasi po nxituat situata mund të dalë jashtë kontrollit.