Dashi

Shihni vetëm përpara këtë javë dhe mos merrni mundimin ta ktheni kokën mbrapa. Tregohuni më të ndershëm me të gjithë dhe nuk do keni probleme. Jupiteri do e mbroje jetën tuaj në çift dhe do kaloni plot momente të këndshme së bashku me partnerin. Kujdes duhet të bëni vetëm me xhelozinë sepse atëherë kur nuk e prisni mund t’iu shkaktojë probleme. Ju beqarët do keni takime të papritura dhe mund të fillojnë lidhje pasionante. Në planin financiar do ekzistojë gjithë kohës ekuilibri dhe mund të bëni pa frikë edhe ndonjë shpenzim të vogël. Shëndeti do jetë i shkëlqyer po nuk abuzuat me pijet alkoolike dhe ato energjike. Në punë të gjitha ëndrrat do ju bëhen realitet. Do i ngjitni shpejt shkallët drejt suksesit dhe do ndiheni të plotësuar.

Demi

Dëgjojeni zemrën këtë javë dhe lëreni veten të drejtoheni prej saj. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë sensuale dhe e bukur. Gjithçka që keni dashur do ju realizohet më së miri. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet kurrsesi të pranoni të dilni me persona fanatikë dhe xhelozë sepse do vuani në të ardhmen. Me financat do jeni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Nuk do ndodhë asgjë e papritur po bëtë kujdes. Shëndeti do jete goxha i mirë. Do keni imunitet të fortë dhe nuk do prekeni nga asgjë. Në punë do jeni profesionistë dhe do i habisni që të gjithë me ato që do arrini. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për ta parë se ku do arrini.

Binjakët

Në shumë ditë do ndiheni të ngarkuar dhe aspak mirë emocionalisht, megjithatë do e shtyni javën. Kohët e fundit keni pasur goxha debate me të dashurin tuaj të zemrës dhe kjo klimë e tensionuar nuk iu pëlqen aspak. Humori i partnerit do ndryshojë ashtu si edhe klima në çift. Nëse jeni beqarë dhe takoni dikë interesant mos u ngutni për asgjë. Nëse ju duhet një këshillë kërkojuani miqve. Kujdes me financat sepse po nuk e bëtë sot nesër do jetë shumë vonë. Shëndeti do shkojë mirë dhe ju do jeni dinamike. Gjithsesi mos punoni shumë sepse do lodheni. Në punë, Jupiteri do iu ndihmojë të kaloni çdo pengesë. Do arrini objektivat kryesore që i keni vënë vetes.

Gaforrja

Falë komunikimit dhe largpamësisë, këtë javë do arrini gjithçka që doni. Do jeni edhe këmbëngulës dhe të organizuar. Për ju të dashuruarit pasioni do rikthehet fuqishëm dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se kurrë ndonjëherë më parë. Çdo ditë do jetë plot ngjyra të veçanta. Ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk do e gjeni personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëni për asnjë arsye. Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, acidet, të kripurat dhe pikantet. Në punë do jeni profesioniste dhe do arrini akoma më lart nga sa e kishit programuar.

Luani

Këtë javë do jeni shumë të ndërgjegjshëm për të gjitha gabimet e bëra dhe do mundoheni t’i ndreqni të gjitha. Ju të dashuruarit nuk duhet të bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Beqaret nuk do mendojnë shume për jetën sentimentale sepse do jene te zënë me pune dhe angazhime të tjera. Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, probleme me stomakun dhe me zorrët. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.

Virgjëresha

Shumë persona do mundohen t’ua prishin harmoninë gjatë kësaj jave dhe do ju futin në probleme serioze. Tregohuni të kujdesshëm. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të përgjegjshëm gjatë kësaj jave dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Kujdes edhe nga disa provokime të partnerit. Ju beqarët do keni një periudhë të mbushur me njohje të reja, por nuk do preferoni ende të hidhni hapa. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll pasi shumë shpejt do keni nevojë jetike për para. Për shëndetin do kujdeseni mjaft dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e stabilizuar. Në punë nuk do jeni shumë energjikë ditët e para të javës, por pas të enjtes shumë gjëra do ndryshojnë. Mos u dorëzoni lehtësisht.

Peshorja

Do jeni shumë të mençur gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Ju të dashuruarit nuk do doni aspak të qëndroni në qetësi dhe do bëni të pamundurën që të luftoni fort me rutinën. Do i shtoni aktivitetet sportive, daljet dhe gjithçka që do ju bëjë të dyve të ndiheni mirë. Ju beqarët do e shfrytëzoni në maksimum lirinë tuaj dhe nuk do doni të ndryshoni status. Financat nuk do favorizohen nga yjet kështu që bëni kujdes me të gjitha shpenzimet nëse nuk doni të mbeteni pa para. Shëndeti gjithashtu do kërkojë më tepër përkujdes. Mos neglizhoni gjumin dhe ushqimin. Në punë do ju dalin edhe probleme, por do dini si t’i menaxhoni dhe si t’i zgjidhni. Kujdes duhet bërë nga disa kolegë të rinj.

Akrepi

Këtë javë do jeni shumë më të vendosur dhe të bindur plotësisht për të hedhur hapa para. Mirëqenia do mbizotërojë gjithë kohës në jetën tuaj në çift. Do kaloni vetëm momente të bukura pranë partnerit dhe as që do mendoni t’i hidhni sytë diku tjetër. Ju beqarëve do ju rëndojë pafund vetmia dhe kjo mund t’iu shtyjë të bëni gjëra të gabuara. Kujdes sepse prej tyre do varet gjithë e ardhmja. Buxheti nuk do jetë ashtu si keni dashur dhe mund të bëni edhe sakrifica për të mos u rrënuar plotësisht. Nëse familjaret ju ofrojnë ndihme pranojeni e mos u tregoni krenarë. Shëndeti për fat të mirë do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Në punë do jeni të motivuar dhe do arrini atje ku keni ëndërruar gjithmonë.

Shigjetari

Në disa momente do ndiheni si të përhumbur këtë javë megjithatë nuk do dorëzoheni dhe do mundoheni ta bëni jetën më të bukur. Çdo gjë do jetë e qetë për ju çiftet dhe kjo sepse lidhja juaj do bazohet tek ndershmëria dhe sinqeriteti. Që ne momentin parë që shihni se diçka nuk po shkon mirë, ju merrni iniciativën dhe flisni me partnerin. Edhe për ju beqarët do jetë një javë shume e mirë. Përfitoni sa me shume! Mos besoni tek reklamat për te bere shpenzime, por kurseni sa me shumë te mundni. Dielli dhe Saturni do jenë planetët që do e mbrojnë shëndetin tuaj. Kujdes me ushqimin e tepërt sepse mund të sjellë pasoja tek stomaku dhe mëlçia. Pozitiviteti do iu ndihmojë të zgjidhni të gjitha problemet profesionale. Mos ngurroni as të kërkoni të drejtat tuaja.

Bricjapi

Gjatë kësaj jave do gjeni zgjidhje për çdo gjë dhe do ndiheni shumë më mirë se më parë. Do shpreheni edhe me lirshëm. Nëse keni një lidhje do kaloni ditë të mbushura me çaste të lumtura dhe me gëzim të paanë. Qetësia, harmonia dhe besimi tek njëri-tjetri do jenë pikat më të forta tuajat. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për të qene disa herë me e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.

Ujori

Para se të veproni mendohuni disa herë gjatë kësaj jave sepse përndryshe mund të gaboni dhe do shkatërroni çdo gjë. Për ju të dashuruarit kjo periudhë do fillojë me qetësi, por pas të mërkurës pasioni do rikthehet në mënyrë të vrullshëm. Herë pas here do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Ju beqarët nuk duhet të bëni sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin. Me thjeshtësi dhe një komunikim të mirë mund të arrini çdo gjë që dëshironi. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni në forme të shkëlqyer fizike dhe morale. Në punë do bashkëpunoni me disa kolegë dhe do arrini majat.

Peshqit

Hëna do ndikojë negativisht tek jeta juaj gjatë kësaj jave dhe ndonjëherë do ju bëjë të ndiheni keq. Nuk do keni asnjë dëshirë për të vepruar. Ju të dashuruarit nuk do keni një jetë ashtu si e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze. Do preferoni më tepë aventurat kalimtare që do iu sjellin kënaqësi pafund. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mire të mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar. Shëndeti do jetë më i mirë nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungoje energjia. Në punë do provoni eksperienca të reja dhe do ja dilni me sukses.