Dashi

Ju të shenjës së  dashit do të përballeni sot me situata të vështira.  Duhet të bëni kujdes dhe të menaxhoni siç duhet momentet të cilat mund të sjellin tension si në punë ashtu edhe ne familje. 

Demi

Lumturia duket si e paarritshme por janë pikërisht momentet me miqtë me të afërmit dhe me të dashurit tuaj që mund të largojnë retë nga qielli juaj i ”ngrysur” prej shumë kohësh. Shëndeti i shkëlqyer.

Binjakët

Shume shpejt do të gjeni një mënyrë për të përballuar problemet tuaja.  Mos e humbisni kohen duke analizuar situata të ndryshme. Ka  ardhur koha ti kushtoheni edhe familjes dhe lidhjes suaj dashurore.

Gaforrja

Është pikërisht Jupiteri planeti më pozitiv i i shenjës tuaj e që do t’ju mbështesë. Duhet të keni parasysh që pas çdo ngjarjeje që ju duket jo e frytshme duhet të verifikoni me kujdes çdo rast që ju jepet.

Luani

Gjërat nuk janë aq të përsosura sa do të donit ju.  Keni një mos marrëveshje me një mikun tuaj shumë të mirë, nga konfliktet e fundit qe keni pasur, shpesh here jeni në një pozicion të vështirë për ti thënë lamtumirë. 

Virgjëresha

Afërdita dhe Marsi nxisin shumë fillimin e projekteve të reja dhe iniciativave që do t’ju sjellin më vonë të ardhura për të cilat as nuk do t’ju shkonte mendja. Duhet të bëni kujdes me dietën.

Peshorja

Është koha që ju të përmblidhni një bilanc të gjendjes tuaj ekonomike për të parë se si mund t’i përmirësoni të ardhurat tuaja. Jeta afektive është disi e shuar, por gjithsesi është kalimtare.

Akrepi

Rigjenerimi, energjia dhe idetë tuaja brilante kanë bërë që ju të tërhiqni vëmendjen e kolegëve tuaj. Do t’ju hapen shumë dyer dhe shumë shanse. Mos humbni asnjë mundësi.

Shigjetari

Ndjeheni të lodhur për shkak të Saturnit në kundërshtim me Afërditën, por kjo mund të jetë edhe fatndjellëse nga ana e ndjenjave, ndoshta së shpejti mund të njiheni me njeriun e duhur.

Bricjapi

Sot dita do të jetë plot me momente delikate dhe që kërkojnë kujdesin maksimal nga ju. Është mirë që të silleni në mënyrë sa më diplomatike për të mos lënduar personat që ju duan.

Ujori

Momenti më i shkëlqyer për ju, plot me surpriza të këndshme nga ana e kontratave të reja që presin vetëm nënshkrimin tuaj. Pozita juaj është gjithnjë drejt ngjitjes më të lartë profesionale.

Peshqit

Pas ditëve plot intensivitet e ndjeni nevojën për të pushuar e për relaks, prandaj edhe rendimenti juaj në punë ka një rënie të ndjeshme. Duhet të jeni paksa më të duruar dhe gjërat do të sistemohen.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/