Dashi

Gjatë pjesës s parqe të kësaj dite do të jeni disi përtacë. Duhet të shmangni planet në grup gjatë mëngjesit, pasi për shkak të rrethanave nuk do të mund të ,mbani premtimet e bëra ndaj shoqërisë. Mos bëni plane dhe shijoni gjithçka që ju sjell rastësia.

Demi

Do të jeni mjaft aktivë gjatë kësaj dite dhe kjo do të bëjë që mos të dukeni aq mirë në pamjen e jashtme, por brenda jush di të ndiheni të realizuar. Në pjesën e mbrëmjes energjitë do të shterojnë. Do të zhgënjeheni nga disa persona të cilët kanë kohë që ju bëjnë bisht. Në fund të ditës do t’ju vijë një alternativë për zgjidhjen enjë problemi të vjetër.

Binjakët

Do të jeni plotë humor gjatë mëngjesit të kësaj dite. Mbrëmja do të varet nga mënyra juaj e të kontrolluarit të emocioneve. Nëse mundeni, kontrolloni mënyrën tuaj të të sjellurit dhe gjithçka do të jetë e përsosur.

Gaforrja

Gjatë pjesës së parë të ditës do të keni dosa ide shuam të “çmendura” të cilat do të bëjnë që ju të thyeni të gjitha rregullat tuaja. Lejojani vetes veprimet fdhe reagimet në mënyrë spontane, por mos e teproni me shprehjen e pakontrolluar të emocioneve. Nëse doni të bini në sy, këshillohet të punoni me idetë tuaja gjatë mbrëmjes.

Luani

Gjatë orëve të mëngjesit do të jeni diplomatikë dhe harmonikë. Nëse keni marrë pjesë në ndonjë projekt gjatë kohëve të fundit, këshillohet të punoni fort për të. Gjatë poreve të mbrëmjes këshillohet të rrini në praninë e miqve dhe personave tuaj të zemrës.

Virgjëresha

Për virgjëreshën rekomandohet të vazhdojë të bëjë ato gjëra që i sjellin më shumë kënaqësi, si për shembull, të ndihmojë të tjerët. Gjatë orëve të para të ditës dhe mbrëmjes këshillohet të merreni me pak aktivitet sportiv, në mënyrë që trupi juaj të rigjenerohet. Bëni kujdes me shëndetin.

Peshorja

Kjo ditë do të sjellë për peshoren ndjenja harmonike dhe lirim nga problemet e vështirësitë e kohëve të fundit. Nëse deri më tani keni vuajtur për shkak të mungesës së të ardhurave apo dashurisë, këto probleme do të zhduken gjatë ditës së sotme.

Akrepi

Pjesa e parë e ditës do të duket e zënë për akrepin. Në fakt, nëse nuk keni asnjë plan për këtë ditë, bëni mirë të flini dhe të relaksoni trupin. Më pas, këshillohet të kryeni ritualet tuaj të përditshme, por duke mos e parë çdo gjë me dyshim. Durimi dhe humaniteti do t’ju karakterizojnë gjatë mbrëmjes.

Shigjetari

Aftësia juaj për tu socializuar dhe kurioziteti I tepërt do të mbizotërojnë tek ju gjatë pjesës së parë të kësaj dite. Do t’ju pëlqejë më shumë të bisedoni në mënyrë virtuale me disa persona. Ju mendoni se takimi me ta mund të shkaktojë situata të papërshtatshme, por bëni mirë të mos shmangeni.

Bricjapi

Do të jetë në të mirën tuaj të lexoni disa lajme online, të blini disa gjëra dhe të paguani disa fatura të prapambetura që herët në mëngjes. Në mbrëmje atmosfera do të bëhet misterioze dhe do të tensionohet. Bëni kujdes me mënyrën e të shprehurit.

Ujori

Yjet do t’ju sjellin shumë fat dhe do t’ju mbrojnë gjatë kësaj dite. Shmangni iniciativat e reja dhe shumë energjike. Nuk do të keni rezultate shumë të mira nëse rrezikoni dhe dilni jashtë kapaciteteve tuaja. Dedikojani këtë ditë vetes dhe familjarëve.

Peshqit

Do të ndiheni disi të vetmuar gjatë mëngjesit. Do të jeni të interesuar për të ditur se çfarë ndodh rreth jush dhe keni për ta marrë vesh shumë shpejt. Mos veproni në mënyrë posesive. Kontrolloni sjelljen tuaj dhe gjithçka do të shkojë më së miri.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/