Dashi

Të lindurit e kësaj shenje mund të jenë disi nervoz dhe të bezdisshëm gjatë ditës. Mundësitë për të pasur mosmarrëveshje me pjesëtarët e familjes janë mjaft të larta. Nëse nuk doni që të debatoni në ambientet e familjes, bëni mirë të zbutni tonin dhe mënyrën tuaj të të folurit.

Demi

Para se të nisni një udhëtim apo të negocioni mbi diçka, bëni një plan të qartë veprimi. Mos lejoni që gjërat e vogla t’iu shkëpusin nga një qëllim i madh. Do të jetë e vështirë për njerëzit që rrethojnë të lindurit e kësaj shenje që t’iu rezistojnë bukurisë dhe aftësive të tyre diplomatike.

Binjakët

Binjakët duhet të mendohen seriozisht mbi pozicionin e tyre financiar. Është momenti që të bëni bilancin e llogarive tuaja dhe ti siguroni sa më mirë ato. Bëni mirë të planifikoni mirë buxhetin dhe shpenzimet tuaja.

Gaforrja

Gjithë të lindurit e kësaj shenje duhet të përpiqen që të mbajnë nën kontroll sistemin e tyre nervor. Brengosja për gjëra të vogla, mund t’iu prishë regjimin e gjumit, oreksin si dhe do i vështirësojë kontaktet me njerëzit e tjerë.

Luani

Gjatë kësaj dite luanët duhet të jenë tepër aktiv dhe të tregojnë se kanë dëshirë që të jenë në qendër të vëmendjes. Qetësia juaj e brendshme, do të jetë treguesi kryesor i një dite të kaluar mirë. Do të ndikoheni pozitivisht në çështjet tuaja, pa patur probleme në menaxhimin e situatave financiare, si dhe do të arrihet një marrëveshje lidhur me pasuritë e trashëguara.

Virgjëresha

Virgjëresha do të gjejë mbështetje të plotë tek të afërmit, miqtë dhe partnerët. Por një mosmarrëveshje e çastit do t’iu prishë humorin, edhe pse këto marrëdhënie nuk do të lëkunden, sidomos nëse ato janë të qëndrueshme.

Peshorja

16 prilli do të ofrojë mundësi të mira që peshoret të zhvillojnë biznesin e tyre familjar. Ka mundësi që të keni një debat të vogël, me një koleg, epror ose konkurrent. Mbajini veshët hapur ndaj kritikave, por mos i vini gjilpërat majë për majë.

Akrepi

Gjatë ditës së sotme të lindurit e kësaj shenje do të jenë në gjendje që të plotësojnë reputacionin e tyre, si njerëz të besueshëm, familjarë dhe profesionist. Duhet tu qëndroni besnik parimeve tuaja, familjes dhe vendit ku keni lindur.

Shigjetari

Pavarësisht pavarësisë suaj të shpallur, ju do të jeni mjaft të prekur sot. Shigjetarët duhet të ndihen të sigurtë dhe të rrëfehen sinqerisht te familjarët e tyre. Do të tregoheni të aftë për të hequr dorë nga disa liri tuajat vetëm për të ruajtur sigurinë.

Bricjapi

Marrëdhëniet e bricjapëve do të ecin në një fushë të minuar sot. Sa më shumë të varur të jenë nga të tjerët, aq më të kujdesshëm duhet të tregohen. Duhen shmangur në maksimum, tekat, ultimatimet dhe akuzat e mprehta, pasi mund të shkatërrohet një aleancë. Vetëm dashuria do t’iu bëjë të ndiheni më mirë.

Ujori

Do të jetë tejet e dëshirueshme që ujorët të zhyten tërësisht në punë dhe në veprimtaritë e tyre krijuese. Mund të ndodh që të vonoheni shumë në një punë ose mund të keni një grindje me një koleg tuajin. Disa trazira emoionale, mund t’iu përfshijnë dhe do të ndikojnë dhe në punë dhe familje.

Peshqit

Peshqit do të luftojnë për stabilitet dhe qëndrueshmëri sot. Mund të bëheni skllevër të zakoneve tuaja ose të provoni se jeni pasues besnik të disa mësime të marra. Mund të përhumbeni mes ëndrrash në vend që të përmbushni detyrat tuaja.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/