Dashi
Duhet të shmangni çdo eksperiment financiar sot, në të kundërt, pozita materiale mund të lëndohen seriozisht. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm ndërsa kryeni biznes me klientë që janë larg. Ndryshe nga ekonomia, dashuria dhe familja paraqiten të qëndrueshme.
Demi
Ju sot jeni të tërhequr për romanca dhe arritje të mëdha, por jo gjithmonë kanë një ide të qartë për të arritur deri atje. Fati i mirë do të jetë me ju deri në mbrëmje.
Binjakët
Dashuria paraqitet e mirë, por ju që i keni partnerët larg trembeni në çdo moment. Gjithçka do shkojë mirë. Kushtoni më shumë vëmendje punës.
Gaforrja
Ditë e qetë parashikohet për ju. Asgjë për t’u mbajtur mend. Duhet të dilni nga rutina dhe të merreni me veten. Dashuria dhe financat janë shumë mirë.
Luani
Për të lindurit e Luanit sot do të ketë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me njerëzit. Në këtë mënyrë ju do të kënaqni etjen tuaj për liri, dashuri e flirtim.
Virgjëresha
Sot nuk është dita për Virgjëresha që të fillojnë projekte për biznese të reja. Ju mund të ndjeni tension e nervozizëm në rritje nëpër shtëpi. Nëse marrëdhënia juaj lë për të dëshiruar, atëherë atmosfera në shtëpi do të jetë e padurueshme.
Peshorja
Paraditja e sotme do të jetë e zbehtë si vetë moti. Por krejt tjetër gjë do paraqitet panorama pasdite. Një njohje e re do t’ju zgjojë dëshirën për të jetuar.
Akrepi
Dita e sotme për ju do të jetë dinamike dhe e paparashikueshme. Kjo nuk do të jetë koha më e mirë për punët tuaja dhe realizimin e projekteve. Do t’ju duhet të rregulloni disa rrethana deri në mbrëmje.
Shigjetari
Juve nuk ju lë kureshtja e tepruar, doni të dini çdo gjë. Nëse ju ndiheni të shtypur apo shqetësuar nga diçka, shikoni një mënyrë për të dalë, duke i krahasuar të gjitha mundësitë. Mëso nga gabimet e të tjerëve.
Bricjapi
Për ju shëndeti dhe sjellja e familjarëve do të përcaktojnë në masë sjelljen tuaj sot. Dëshira juaj për të përballuar të gjitha problemet në të njëjtën kohë zor se do të japë një rezultat pozitiv. Përpjekjet tuaja për të kryer gjithçka vetëm me ndershmëri dhe dinjitet mund t’ju pengojnë sot.
Ujori
Dilni nga shtëpia, takoni njerëz të rinj e miq të vjetër, diskutoni me ta për shumë ide që keni, do të shikoni që gjërat do të rrjedhin ndryshe pastaj. Shëndeti dhe dashuria janë në kohën më optimale.
Peshqit
Të jesh i zgjuar, i guximshëm dhe kurajoz, nuk është gjithçka në jetë. Njeriu duhet të jetë pragmatist për shumë gjëra. Ka ardhur koha t’i shihni zhvillimet rreth e rrotull me një sy tjetër.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





