Dashi

(21 mars – 19 prill)

Puna: Më 2013 do të keni ide kreative që do t’ju dërgojnë përpara. Puna do të shoqërohet me marrëdhënie të mira me personat që ju kanë punësuar.

Dashuria: Lidhja juaj e dashurisë do të jetë në nivelin mesatar. Konflikte të shumta mund të paraqiten për shkak të ankthit që keni. Ndoshta nuk keni gjetur partnerin/en ideale.

Shëndeti: Në përgjithësi do të keni shëndet të mirë më 2013. Në mes të vitit do të mund të keni shqetësime për shëndet. Dhëmbët do të jenë problemi juaj kryesor.

 

Demi

(20 prill – 20 maj)

Puna: Intuita dhe inteligjenca juaj do të jenë aseti më i mirë për anën tuaj profesionale me 2013. Puna e vazhdueshme do ju hyjë në punë në karrierë.

Dashuria: Në lidhje duhet të ruani gjithmonë qetësinë. Do të keni ecejake në jetën dashurore po gjithmonë duhet të ruani qetësinë që të përjetoni një lidhje romantike.

Shëndeti: Viti 2013 do të jetë vit kur do të keni një shëndet. Energjitë nuk do t’ ju mungojnë, ndërkaq yjet parashikojnë të merreni sa më shumë me aktivitete të lira.

 

Binjakët

(21 maj – 21 qershor)

Puna: Do të ketë disa pengesa profesionale gjatë këtij viti. Mirëpo, edhe zgjidhjet do të gjenden nga ju shumë lehtë. Është mirë që t’u bindeni shefave tuaj.

Dashuria: Këtë vit jeta juaj sentimentale duket të jetë më stabile se vitet e mëparshme. Do të ketë edhe avancim të mëtutjeshëm në lidhjen tuaj.

Shëndeti: Shëndeti dhe vitaliteti juaj do të jetë i kënaqshëm për 2013-ën, edhe pse ca probleme të lehta do të dalin në dritë. Është mirë të mbani sa më shumë dietë.

 

Gaforrja

(22 qershor – 22 korrik)

Puna: Do të jeni shumë i shoqërueshëm kudo që punoni. Kjo do ju ndihmojë shumë në jetën profesionale. Këtë vit zhvendosja e yjeve e bën Gaforren shenjë më kreative.

Dashuria: Viti kur do t’ ju bëhen ëndrrat realitet, sidomos në dashuri. Kujdes, prisni momentin e duhur që të vendosni për gjëra të mëdha. Jepni liri më të madhe partnerit/es.

Shëndeti: Stresi do të jetë ai që do ju shoqërojë tërë vitin. Mbrojeni veten duke u relaksuar kohë pas kohe. Nëse nuk e bëni këtë, do të keni probleme shëndetësore.

 

Luani

(23 korrik – 22 gusht)

Puna: Hapa të mëdhenj do të bëni në karrierë këtë vit. Por, duhet të jeni më të shoqërueshëm dhe t’i tejkaloni disa pengesa që nuk po ju lënë të arrini atë që doni.

Dashuria: Jeta juaj sentimentale është lehtësuar në mënyrë të konsiderueshëm – por në anën tuaj. Dëgjojeni partnerin/en për të gjitha opinionet e tij/saj.

Shëndeti: Në përgjithësi, shëndeti jua do të jetë i mirë. Do të rimerrni energji të reja që do ju ndihmojnë në arritjen e aspiratave tuaja jetësore.

 

Virgjëresha

(23 gusht – 22 shtator)

Puna: Ana juaj profesionale do të rimbushet me energji të reja këtë vit. Nuk përjashtohet që edhe të ndërroni krejtësisht ambient të punës.

Dashuria: Jeta juaj sentimentale do të jetë krejtësisht tjetër këtë vit. Do të përjetoni një romancë të re që do të përcillet më shumë pasion dhe kënaqësi gjatë gjithë vitit.

Shëndeti: Këtë vit niveli i energjive tuaja do të jetë më i madh sa ju që mendoni. Do të jeni në gjendje të rezervoni energji për punët që ju i konsideroni primare.

 

Peshorja

(23 shtator – 22 tetor)

Puna: Aftësitë tuaja profesionale do të vihen në test. Do të jeni të padëmshëm në punë dhe të paprekur në çdo sferë të jetës. Punoni sa më shumë në ekip!

Dashuria: Në përgjithësi punët në dashuri i keni mirë. Do të jeni në një pozitë kur do ta kuptoni partnerin/en që lidhja juaj të ecën në rrugën e duhur.

Shëndeti: Shumë energji të reja do të rrezatojnë tek ju këtë vit. Ana juaj metabolike është e lartë dhe kjo bën që edhe shëndeti juaj të jetë i mirë dhe pa probleme.

 

Akrepi

(23 tetor – 21 shtator)

Puna: Këtë vit jeta juaj profesionale do ju shpërblejë nëpër periudha të caktuara. Sa më shumë që do të punoni, aq më shumë shpërblime do të vinë te ju.

Dashuria: Shumë aventura në dashuri pritet të ndodhin këtë vit. Një aspekt pozitiv për një lidhje serioze do të shfaqet. Të martuarit do të lidhen më shumë me partnerët e tyre.

Shëndeti: Disa probleme të vogla do të paraqiten në rrugëtimin tuaj këtë vit. Mirëpo, duhet që të shmangeni sa më shumë nga ambientet publike, por edhe nga duhani.

 

Shigjetari

(22 nëntor 22 – 21 dhjetor)

Puna: Ana juaj profesionale do të jetë plot energji këtë vit, më shumë se vitet e mëparshme. Mos u merrni shumë me thashethemet që ju rrethojnë. Ato nuk përfundojnë kurrë.

Dashuria: Do të keni një lidhje të qëndrueshme, më shumë sa që keni pritur. Planetët do të sigurohen që nevoja juaj emocionale dhe romantike të jenë stabile.

Shëndeti: Shqetësimet tuaja shëndetësore do të jenë të pakta këtë vit. Do të keni shumë gjëra për të bërë, andaj stresi do t’ju lodhë më shumë në anën mendore.

 

Bricjapi

(22 dhjetor – 19 janar)

Puna: Ana juaj profesionale është shumë efektive këtë vit. Inteligjenca juaj dhe kreativiteti duhet të bashkohen për të shkuar në një nivel të ri në karrierën tuaj.

Dashuria: Dyert e dashurisë do të hapen këtë vit për ju. Planetët do t’ju ndihmojnë që të jeni të stabilizuar në sferën sentimentale. Priten ndryshime edhe në këtë fushë.

Shëndeti: Këtë vit do të jeni shumë optimist sa i përket shëndetit mendor dhe fizik. Shumë energji do të rrezatojnë në veprimet tuaja në vitin 2013.

 

Ujori

(20 janar – 18 shkurt)

Puna: Shumë ndryshime parashikohen këtë vit në karrierën tuaj. Dyer të reja do të hapen në sferën profesionale që ju i takoni. Ana juaj artistike është më e përmirësuar.

Dashuria: Në dashuri do të keni një jetë të lumtur. Është mirë të mos shqetësoni partnerin/en, pasi që kështu nuk do të preokupoheni nga ky problem. Beqarët do të gjejnë dashurinë.

Shëndeti: Është një vit plot shëndet dhe vitalitet për ju. Me rëndësi është që mos të mbërtheheni nga emocionet. Kështu mund t’ ju “rrokë” stresi.

 

Peshqit

(19 shkurt – 20 mars)

Puna: Është një vit kur do t’i shtyni përpara planet tuaja të karrierës dhe të së ardhmes. Aftësitë profesionale i gëzoni, por duhet të jeni më aktiv në punë.

Dashuria: Do të jetë një periudhë euforike që do të ekzistojë në lidhjen e dashurisë. Megjithatë, do të përjetoni momente të shumta kënaqësie dhe lumturie në dashuri.

Shëndeti: Ky vit do të përcillet me një vitalitet të mirë në shëndet, por edhe më shumë imunitet ndaj gripave sezonalë. Por, është mirë ta ndryshoni stilin e të jetuarit.