Indi, 2 qershor 2014 – Një tjetër histori horror vjen nga India, vetëm pak ditë pasi dy kushërira të mitura u përdhunuan dhe u varën në një pemë.

Këtë herë viktimë e përdhunimit në grup ka qenë një 22 vjeçare, të cilën përdhunuesit më pas i kanë dhënë të pijë acid, e kanë mbytur, e më pas me acid dhe benzinë kanë tentuar ta shfytyrojnë për ta bërë të pamundur identifikimin e saj.

Mjekët ligjorë kanë gjetur acid në stomakun e gruas së vdekur. Sipas policisë, në këtë rast mund të bëhet fjalë për një krim nderi apo një çështje të lidhur me prostitucionin.

Akti më i fundit barbar i dhunës ndaj grave ka nxitur protesta të shumta në shtetin Uttar Pradesh, ku u regjistrua dhe akti më i fundit i një tragjedie që rëndon mbi shpatullat e grave indiane.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/