Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një i ri i ka dhënë fund jetës duke u vetëdjegur.

Policia thotë se viktima është shtetasi Olgert Miho, ndërsa në banesë ndodheshin edhe ish-vjehrra dhe ish- kunata e tij, të cilat kanë marrë plagë të lehtë pasi banesa u përfshi nga flakët.

Dy të lënduarat u dërguan në spitalin rajonal dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 34-vjeçari dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit kur ka kryer aktin e vetëdjegies. Miho ishte i fejuar dhe kishte pak kohë që ishte ndarë.

Policia ka nisur hetimet.