Një skenë e denjë për filmat horror, ka ndodhur në Argjentinë, në ligën e katërt të futbollit. Në çerekfinalen mes Juventus de Pergamino dhe Independiente de Çilvilkoi, pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në avantazh 1-0 për miqtë.

Por, menjëherë pasi lojtarët dhe arbitrat u drejtuan për te dhomat e zhveshjeve, tifozët vendas të Juvetus de Pergamino, u futën në fushë dhe iu drejtuan arbitrave të ndeshjes.

Siç raportojnë mediat argjentinase, arbitri Bruno Amikoni dhe asistentët Marselo Akosta dhe Mauricio Luna, u transportuan menjëherë për në spital.

Fotoja që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, ku shihet një gjyqtar i mbuluar në gjak në dhomat e zhveshjeve, po bën xhiron e botës.