Një grua në Kinë ka dëmtuar mjaft rëndë këmbën e saj, duke humbur thuajse gjysmën e saj, pasi ngeci mes dy dyerve të një ashensori. Pamjet në një video të publikuar në

"Daily Mail" ka publikuar pamjet e tmerrshme, që tregojnë një grua me flokë të shkurtër që mbante sytë nga telefoni ndërkohë që po i afrohej ashensorit. Më pas ajo u afrua dhe ra në dysheme.

Këmba e saj ngec mes dyerve teksa ashensori papritmas filloi të ngjitej lart. Gruaja po shihte telefonin e saj dhe nuk e vuri re se ashensori kishte filluar të lëvizte para se të hynte. Ashensori u ngrit për rreth tre kate para se të ndalonte dhe gruaja mund të shihej e shtrirë në dysheme duke u përpëlitur e duke kërkuar ndihmë.

Megjithëse luftoi për ta nxjerrë prej aty, dukej se ashensori kishte shtypur këmbën e saj të djathtë. Sipas medieve të huaja, thuhet se ajo ka humbur komplet pjesën e këmbës poshtë gjurit.