SHBA, 2 qershor 2014 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Nju Jork. Një i çmendur ka hyrë me thikë në ashensor dhe ka goditur dy fëmijë të vegjël, 6 dhe 7 vjeç.

Vogëlushi 6 vjeçar është goditur për vdekje dhe ka humbur jetën, ndërkohë që vajza 7 vjeçare ka mbetur e plagosur. Fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pallat në Bruklin, Nju Jork.

Vogëlushët po dilnin të blinin akullore kur janë sulmuar nga burri që mbante në dorë një thikë kasapi. Mësohet se 6 vjeçari do të mbushte 7 vjeç vetëm pas pak ditësh.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm dy ditë pasi një 18 vjeçar u vra pasi u godit 32 herë me thikë në kraharor. Policia nuk di ende nëse dy ngjarjet kanë lidhje njëra me tjetrën dhe janë kryer nga i njëjti autor.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/