Njëmbëdhjetë pasagjerë u plagosën pasi një fluturim për në Mançester nga Barbados u shoqërua me “turbulenca të jashtëzakonshme”.
Rreth 225 persona ishin në bordin e fluturimit të Maleth Aero të dielën. Turbulenca ndodhi rreth dy orë pas nisjes, me pilotët që devijuan aeroplanin drejt Bermudës.
Në ulje, 11 pasagjerë morën trajtim për lëndime të lehta.
Pasagjerët do të ktheheshin në shtëpi me fluturimin e linjës ajrore malteze çarter për ditën e Krishtlindjeve, por në vend të kësaj ata u nisën për në Mançester më vonë.
Për shkak të kohës së funksionimit të aeroportit dhe mungesës së disponueshmërisë së fluturimeve, ata u akomoduan në hotele në Bermuda gjatë periudhës festive.
Në një deklaratë, zëdhënsja e kompanisë ajrore shtoi: “Pas turbulencave të frikshme (të papritura), një fluturim nga Barbados në Mançester u devijua në Bermuda të dielën në mëngjes.
“Na vjen shumë keq për këtë ndërprerje të udhëtimit pas pushimeve të pasagjerëve dhe kemi punuar gjatë gjithë orarit me linjën ajrore dhe hotelet për t’u kujdesur për mysafirët dhe për t’u siguruar që ata të kthehen në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur.”