Durrës, 2 shtator 2014 – Një krim mjaft i rëndë është regjistruar gjatë natës në qytetin e Durrësit. Dy të moshuara janë grabitur dhe janë vrarë gjatë natës në shtëpinë e tyre në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar.
Sipas policisë së Durrësit viktimat, Elsa Vava, 75 vjeçe dhe Gjinovefa Vava, 70 vjeçe, kanë humbur jetën, pas grabitjes me dhunë të shtëpisë ku banonin dy gratë e moshuara.
Dy të moshuarat, kunata mes tyre, janë gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm me duar të lidhura dhe qese plasmasi në kokë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për zbardhjen e këtij krimi horror dhe identifikimin e autorëve.
Dyshohet se gratë kanë gjetur vdekjen për shkak të qeseve të plasmasit që ju ishin vënë në kokë.
Të moshuarat janë u gjetën të pajeta në katin e dytë të një banese private nga djali i njërës prej tyre. Ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
Dy gratë e moshuara mendohet se jetonin me pensionet e tyre, keshtu qe krahas pistes se grabitjes, policia po heton edhe per ndonje konflikt pronesie.
Mesohet se dy grate ishin pronare te disa pasurive te paluajtshme per te cilat ishin ne proces gjyqesor me persona te tjere. Kjo ehste nje tjeter piste ku jane perqendruar hetimet.
Nderkohe mesohet se jane marre ne pyetje edhe komshinj te dy te moshuarave, te cilet mund te japin ndonje informacion mbi ate qe mund te kete ndodhur gjate nates se te henes dhe ne oret e para te mengjesit te se martes, ne shtepine e vjeter ne lagjen nr.11 te qyettit bregdetar.
Nje grua e paralizuar qe jetonte ne katin e pare te godines ku u gjeten te vdekura Elsa dhe Gjinovefa Vava, sipas policise nuk ka degjuar asgje per ate se cfare mund te kete ndodhur gjate nates ne katin e siperm te shtepise se saj.
Sipas policise, dyshohet se autoret e ketij krimi mund te kene qene dy ose me shume persona.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





