23 nëntor 2015 – Një 82-vjeçar i pajetë është gjendur i hedhur në një kosh mbeturinash në qytetin e Fierit.

Skena horror është zbuluar nga punëtorët e bashkisë së Fierit, të cilët teksa po pastronin kazanët e mbeturinave në lagjen “8 shkurti”, duke provuar të kthejnë mbetjet e një kazani në makinën e pastrimit, aty kanë parë se në një çarçaf ishte e mbështjellë diçka e rëndë. Kur kanë parë brenda, kanë zbuluar trupin e pajetë të të moshuarit dhe menjëherë është lajmëruar policia.

Viktima mësohet se është shtetasi Noke Likometaj, me origjinë nga Tepelena dhe banor i Fierit, i cili jetonte i vetëm.

Të afërmit e viktimës janë marrë në pyetje nga efektivët e policisë, por askush nuk ka pranuar të ketë dijeni mbi ngjarjen e rëndë.

/portali DurresLajm/