Një ngjarje horror ka tronditur sot  Gjermaninë. Një person ka goditur me hanxhar një grua, e cila ka humbur jetën, ndërsa ka plagosur dy të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në një qebaptore, duke shkaktuar kështu panik tek njerëzit.

Kjo është ngjarja e dytë brenda javës, pas asaj të sulmit me armë në një qendër tregtare, ku humbën jetën disa persona, mes tyre 3 shqiptarë, që trondit Gjermaninë.