Një rast i tmerrshëm raporetohet nga India, ku një baba i pesë vajzave dyshohet se hapi barkun e gruas së tij shtatzënë, sepse donte të zbulonte nëse ajo do të lindte djalë.

Incidenti i tmerrshëm besohet të ketë ndodhur më 19 shtator në fshatin Nekpur në shtetin verior të Uttar Pradesh.

Babai i çmendur dyshohet se ia hapi barkun gruas së tij 35-vjeçare me një armë me tehe, duke e lënë atë me dëmtime serioze.

Gruaja, e cila ishte më shumë se gjashtë muajshe shtatzënë, u dërgua me urgjencë në spital nga anëtarët e brengosur të familjes, të cilët thanë se burri kreu aktin mizor sepse donte të dinte nëse foshnja ishte mashkull apo femër.

Babai u arrestua më pas nga policia, ndërsa gruaja mbetet në spital pas sulmit të tmerrshëm dhe gjendja e foshnjës nuk raportohet nga mediat vendase.

Në Indi, preferenca e djemve mbetet ende e fortë, me djemtë që i shtojnë pasurinë familjes, ndërsa vajzat që e bjerrin atë me pajë.