Një çift në Indi është vrarë në mënyrë makabre, burrit i është prerë fyti ndërsa gruaja e tij është goditur deri në vdekje për shkak të një borxhi prej 15 rupish, ose 22 centësh.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtetin federal të Uttar Pradesh. Policia tha se autori i krimit të dyfishtë është një pronar dyqani, i cili fillimisht u ka kërkuar çiftit që të paguajnë për një pako me biskota që kishin blerë prej tij.
Në bazë të raportimeve, burri dhe bashkëshortja e tij, i kishin komunikuar pronarit të dyqanit se do ta kryenin pagesën prej 22 centësh pasi të merrnin pagën ditore, por situata është përshkallëzuar deri në vrasjen tragjike të çiftit.
Zyrtarët kanë raportuar se çifti kishte tre fëmijë.
Ngjarja e rëndë është pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare dhe ka tronditur mbarë opinionin botëror si dhe janë bërë protesta masive në shumë zona të Indisë.





