Palermo është tronditur mëngjesin e së dielës, pasi një burrë ka vrarë gruan e tij dhe më pas ka mbytur me zinxhirë dy fëmijët.

54-vjeçari, Giovanni Barreca, rreth orës 3 të mëngjesit, raportohet se vrau gruan e tij Antonella Salamone dhe dy fëmijët e tyre Emanuel dhe Kevin të moshës 5 dhe 16 vjeç, teksa vajza e tij e tretë, 17 vjeç ka arritur të shpëtojë.

Pas krimit, autori ka telefonuar vet policinë, ku ka pranuar krimin e rëndë që ka kryer.  Gruaja thuhet se është djegur dhe varrosur, mirëpo trupi i saj ende nuk është gjetur. Ndërsa fëmijët janë mbytur me zinxhirë.

Vajza e tretë 17-vjeçare, e cila arriti të shpëtonte veten, ishte dëshmitare e ngjarjeve dhe u shpëtua nga stafi i urgjencës. Ajo ka treguar para hetuesve, se babi asaj, para se të kryente krimin e rendë ka pasur një luhatje të shëndetit mendor.

E reja tregoi se ai brohoriste se në shtëpi kishte konstatuar prani demoniake. Referuar dëshmive në mediat fqinje, çifti ka pasur shpesh herë përplasje verbale, pas problemeve ekonomike.