Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot ne një familje në Fushë Kosovë. Dyshimet e para janë se djali i ka prerë kokën babait me sëpatë, megjithatë, këto informacione deri më tani nuk janë konfirmuar ende në polici dhe prokurori.

“Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njësite policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalë ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për të sqaruar rrethanat tjera të rastit”, – tha zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.