SHBA, 29 mars 2013 – Një ngjarje me të vërtetë shokuese ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Nathan Sloop 34 vjeç, akuzohet për vrasjen e djalit të tij 4 vjeç Ethan. Sipas mediave amerikane babai e dogji me ujë të nxehtë më parë djalin, pastaj e groposi në një varr të cekët në malet Utah.
Nga hetimet e policisë, të cilat i janë referuar mesazheve të shkëmbyera mes dy bashkëshortëve, dyshohet se krimi është kryer në bashkëpunim. Nathan dhe e shoqja, Stephanie, dyshohet se e kanë torturuar fizikisht dhe psikologjikisht fëmijën.
Në dy raste të ndryshme gruaja e kishte larë të birin me ujë të valuar duke i djegur lëkurën.
Prokurori i çështjes i akuzon dy prindërit për indiferencë dhe shpërfillje ndaj jetës së njeriut, si dhe tortura ndaj djalit të tyre.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





