Maqedoni, 1 qershor 2014 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tetovë rreth orës 15.30 minuta. Një grua 22-vjeçare është sulmuar nga një person në WC përpara fëmijëve të saj.
Agresori ka thyer derën e WC-së dhe i ka grisur gruas së re bluzën dhe pantallonat. Mësohet se 22-vjeçarja ka nisur të qajë së bashku me fëmijët e saj, dhe në këtë moment burri ka nisur të rrahë edhe fëmijët.
Sulmuesi është larguar në momentin që në vendngjarje ka arritur vëllai i gruas së re. Policia ka kapur sulmuesin dhe ndaj tij ka ngritur padi penale.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





