Një aksident vërtet i tmerrshëm e i frikshëm është regjistruar gjatë pasdites së djeshme në Londër. Një i ri rreth të 20-ave humbi jetën teksa udhëtonte me tren.

Mediat britanike e cilësojnë ngjarjen si një skenë të shkëputur nga filmat horror. Pasagjeri kishte dalë në dritaren e trenit me të cilin udhëtonte, kur iu pre koka nga një tjetër tren që kaloi pranë. Ai udhëtonte me trenin e linjës Gatwick Express, kur vendosi që të dilte në dritare.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në sy të një gruaje që ishte bashkë me të bijën, sapo treni hyri në stacionin Wandsworth Common, në jug të Lodrës.

Një tjetër dëshmitar ka treguar skenën horror dhe thotë se në momentin e aksidentit “koka e të riut fluturoi jashtë, ndërsa njerëzit filluan ulërimat dhe treni ndaloi”.