Horror në Serbi. 28-vjeçari Vladica Rajkovic i ka tronditur të gjithë me krimin e tij në Poter (Zjacar). Ai përdhunoi dhe masakroi vogëlushen 3-vjeçare (A.S) pikërisht ditën e lindjes së saj, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Nëna, rreth orës 21.30, ka vënë re se vajza e saj është zhdukur, dhe menjëherë raportoi zhdukjen e saj në polici. Njerëzit të cilët ishin në festë në ditëlindje i thanë policisë se i dyshuari është Vladica Rajkovic, sepse edhe ai në të njëjtën kohë u zhduk.

Një orë më vonë, policia e gjeti autorin dhe ai pranoi se ai e ka përdhunuar dhe e ka vrarë brutalisht vajzën, duke treguar dhe ku ndodhej trupi i saj.

Vogëlushja e rrëmbyer ne festimin e ditëlindjes, u përdhunua dhe u mbyt brutalisht me grushte dhe gurë. Policia gjeti trupin gjymtuar të vajzës rreth 600 metra nga shtëpia ku ata festonin. Pas krimit, autori kishte ardhur të vazhdonte festën në ditëlindje të vogëlushes që nuk ekzistonte më.