Kërkimi për 62-vjeçarin gjerman, biznesmen të pasurive të paluajtshme, Hans Peter Mak, i zhdukur që prej 4 korrikut, ka përfunduar në mënyrë tragjike, pasi trupi i tij i copëtuar u gjet në një frigoriferin e një shtëpie të marrë me qira në Tajlandë.

Manjati 62-vjeçar u raportua i zhdukur nga gruaja e tij 24-vjeçare tajlandeze, kur ai nuk u kthye më 4 korrik nga një takim biznesi. Gruaja e tij kishte thënë se ditën e zhdukjes së tij kishin planifikuar të dilnin për darkë, por 62-vjeçari nuk u paraqit kurrë në takim dhe kur ajo i telefonoi dhe i dërgoi mesazh, nuk mori asnjë përgjigje. Përfundimisht gruaja e tij Mac mori një mesazh nga celulari i tij në orën 22:00 duke thënë se ai ishte në një takim me një klient, vetëm se në lidhjen e tyre 5-vjeçare ai kurrë nuk i kishte dërguar mesazh.

Pjesët e trupit të Mack u gjetën të hënën e 10 korrikut në një frigorifer në një shtëpi në zonën e Pattaya-s, e cila thuhet se ishte marrë me qira nga një mik gjerman i manjatit 62-vjeçar.

Zyrtarët e Banglamung konfirmuan se pjesët e trupit të copëtuara të cilat u vendosën në qese mbeturinash dhe më pas u futën në frigorifer, i përkisnin Mack. Hetuesit përmes një videoje të kapur nga kamerat e sigurisë, vunë re një frigorifer të ngarkuar në pjesën e pasme të një kamioni të zi, të transportuar nga disa shtetas të huaj.

Një fqinj, 35-vjeçari Rewat Rodchuen, tha se një burrë gjerman i quajtur Olaf dhe një grua gjermane me aftësi të kufizuara jetonin në shtëpi për rreth tre muaj dhe ishin bashkëpunëtorë të Mack.

Të dy u morën në pyetje së bashku me një gjerman të tretë dhe policia beson se mund të ketë edhe shtetas tajlandez të përfshirë në vrasjen e Mack.

Familja e Mack kishte ofruar një shpërblim prej tre milionë baht, i cili është i barabartë me rreth 85,900 dollarë amerikanë, për informacione që do ndihmonin në gjetjen e tij.