10 shtator 2015 – I frikshëm, i çmendur dhe i tmerrshëm mund të konsiderohet veprimi i një djali në Kinë. Vret të dashurën, bën një selfie dhe më pas e poston foton që ka bërë me kufomën nëpër rrjete sociale.
Madje, poshtë fotos që filloi të qarkullonte me shpejtësi kudo, kishte shkruar: “Më fal për dashurinë time egoiste”.
Djali i identifikuar me mbiemrin Qin u arrestua në Nanning, në Kinën jugore, i akuzuar për vrasjen e vajzës me emrin Lin, shkruajnë mediat e huaja.
Kjo ngjarje ka shokuar jo pak persona.
/S.L. portali DurresLajm/