Pas vendimit të marrë ditë më parë nga autoritetet vendore në Durrës për ndalimin e qarkullimit të autobusëve me turistë nga Kosova në rrugën “Pavarësia”, vendim ky që ngjalli polemika të shumta në Shqipëri e Kosovë ka ardhur edhe reagimi i anëtarit demokrat të Këshillit Bashkiak të Durrësit, Shkëlqim Fortuzi.
Përmes një statusi në Facebook, Fortuzi nënvizon se në mes të sezonit turistik, qindra hotele, lokale e plazhe përgjatë vijës bregdetare të Durrësit janë bosh.
Duke akuzuar kryebashkiakun Vangjush Dako për atë që ai e quan “vendim absud dhe diskriminues”, Fortuzi thotë se “Turpi i Kryetarit te Bashkise tone, do te na njollose gjate edhe neve qytetareve durrsake, qe pervec humbjes ekonomike, po na humbet edhe mikpritja e bujaria,me te cilen jemi krenuar ne shekuj…”
Postimi i plotë i Shkëlqim Fortuzit
Pershendetje te nderuar miq!
Ditet e fundit, ka patur shume polemika, ne lidhje me nje vendim absurd dhe diskriminues te Bashkise Durres "Per ndalimin e qarkullimit" te autobuseve me turiste nga Kosova".
Argumenti i dhene nga Kryetari i bashkise eshte se "Keto autobuse,bllokojne qarkullimin sepse jane te shumte ne numer"…
Ne fakt rrugen e ka shkaterruar mbi 3 here brenda 8 viteve Zoti Dako dhe e ka betonuar e bunkerizuar,per perfitime personale te cilat arrijne miliona Euro dhe eshte i vetmi individ, qe del me fitim nga keto veprime mizore.
Humbesit e vertete ekonomike jane: Qindra Hotele ne kete zone,ku sic e shikoni nga fotot e meposhtme,sot ne kulmin e sezonit turistik jane bosh, perfshire ketu edhe qindra lokale restorante dhe aktivitete te tjera ne funksion te turizmit.
Gjithashtu humbes te medhenj, jane vellezerit dhe
motrat tona kosovare, pleq, plaka e femije, qe po sorollaten e diskriminohen ne token meme, me keq se ne kohen kur i deboi Serbi edhe pse ne fakt, vijne per te ndihmuar ekonomine e turizmit.
Turpi i Kryetarit te Bashkise tone, do te na njollose gjate edhe neve qytetareve durrsake, qe pervec humbjes ekonomike, po na humbet edhe mikpritja e bujaria,me te cilen jemi krenuar ne shekuj…





