Amendamenti i propozuar nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, në kuadrin e ligjit për paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2019 është rrëzuar nga shumica parlamentare në Kuvend.
Propozimi i Braçes ishte për rritjen e TVSH-së për kazinotë, që do ta zhvendosin prej janarit të vitit të ardhshëm veprimtarinë e tyre vetëm në hotele me 5 yje, nga 15% që është aktualisht, në 30%.
Kryeministri Edi Rama zgjodhi të flasë nga vendi gjatë seancës plenare për diskutimin e P/ligjeve të projekt buxhetit.
Duke iu referuar pretendimeve për lojërat e fatit, Rama tha se në Shqipëri nuk ka asnjë hotel me pesë yje, teksa theksoi se rreth 15 brande kanë shprehur interes për të investuar në Shqipëri.
“Nëse duam të zhvillojmë turizmin dhe të jemi konkurrues në Ballkan i kemi të gjitha mundësitë dhe duhet të shikojmë se çfarë bëjnë të tjerët. Kjo masë e vendosur në paketën e mbështetjes për hotelet me 5 yje nuk është një mbështetje që qeveria ju bën të pasurve, por është një mbështetje për ekonomike. Në nuk mundet dot të ndryshojmë një incetiv kur akoma nuk kemi një hotel me 5 yje siç ka Mali i Zi, Kroacia për të mos folur për Italinë dhe Francën, etj”.





