Hoteli Grand Plaza në Lubljanë, ku u komodua kombëtarja portugeze për ndeshjen me Slloveninë, ka vendosur të nxjerrë në ankand shtratin në të cilin ka fjetur sulmuesi Cristiano Ronaldo.

“Meqenëse ishte një ngjarje mjaft e veçantë dhe unike, vendosëm të përgatitnim një surprizë unike në të cilën do të mund të marrin pjesë të gjithë fansat. Nuk e dimë se kur do të kemi mundësinë ta presim sërish Ronaldon në Slloveni. U urojmë të gjithëve fat dhe pjesëmarrje të frytshme në event. Çmimi do të nisë nga shuma bazë prej 5000 eurosh, por besohet se ai që do ta blejë do të shpenzojë shumë më tepër”, thuhet në njoftimin për shtyp.