Një ditë para takimit të nivelit të lartë në Bruksel, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, liderët nga Kosova dhe Serbia kanë pasur takime të ndara me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin e posaçëm amerikan, Matthew Palmer.

Këta dy zyrtarë të BE-së dhe të Departamentit amerikan të Shtetit kanë zhvilluar një takim të përbashkët fillimisht me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç e më pas janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Ky i fundit përmes një postimi në Facebook shprehet “i kënaqur”, për koordinimin e BE dhe SHBA, lidhur me marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sot ne Bruksel takuam Emisarin Special te BE-se per dialog ne mes te Kosoves dhe Serbise, Mirosllav Lajcak, dhe Zevendes Ndihmes Sekretarin e Departamentit te Shtetit te SHBA-ve, Matthew Palmer. Diskutuam per zhvillimet ne dialog deri me tani dhe takimin e neserm te nivelit te larte. Jam shume i kenaqur qe po shoh koordinim te plote ne mes te BE-se dhe SHBA-se lidhur me marreveshjen finale ne mes te Kosoves dhe Serbise.”, shkruan Hoti.