Kryeministri Avdullah Hoti është kthyer nga Brukseli për në Kosovë për të folur për takimin me Vuçiçin në Bruksel.

Hoti ka thënë se Presidenti serb ka shprehur pakënaqësitë e veta por kryeministri kosovar tha se nuk lëviz nga qëndrimet e tij dhe të Kosovës.

Ai ka garantuar që nuk do të ketë asnjë kompromis por vetëm për njohje reciproke. 

“Në tavolinë pala serbe tregon pakënaqësinë e vet dhe reagimi jonë ka qenë i kulturuar shtetëror dhe me qëndrime të qarta pse jemi në këtë tavolinë. Unë mund të flas vetëm për qëndrimin tonë. Ne jemi në këtë proces për të mbyllur çështjet e hapura me Serbinë duke mos e cenuar intergitetin territorial. Ne besojmë thellë se dialogu nuk ka alternativë, ne jemi këtu do të qëndrojmë në tavoline të dialogut deri të arrijmë marrëveshjen por nuk lëvizim prej qëndrimeve. Nuk do të bëjmë asnjë kompromis por vetëm njohje reciproke”, tha Hoti në emisionin “Pressing”.