Kandidati i Partisë Demokratike në Durrës, Luan Hoti është takuar këtë të diel me qytetarë në ish-Kënetë, për të biseduar mbi problemet e kësaj zone dhe zgjidhjet që do të marrin pas 6 marsit.

Në një postim në “Facebook”, Hoti shkruan se plani i tij është: Pastrimi, ndriçimi, konsulta për taksat dhe tarifat vendore dhe përfundimi i urbanizimit.

Postimi i Hotit:

Me qytetarët në zonën e ish-Kënetës duke biseduar për problemet por mbi të gjitha për zgjidhjet që do të vihen në jetë pas 6 marsit.
Pastrimi, ndriçimi, konsulta për taksat dhe tarifat vendore dhe përfundimi i urbanizimit. Ky është plani ynë.
Në shërbim të qytetarëve. Bashkë për Durrësin!
Voto Partia Demokratike
Voto Luan Hoti
Voto Nr.3