Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se protesta e Vetëvendosjes sot në sheshin “Skënderbeu’ në Prishtinë shkeli udhëzimet e institucioneve shëndetësore.
Ai shprehu shqetësimin se tubimi i tillë i LVV-së ka shkelur udhëzimet e institucioneve shëndetësore.
“E para, tubimet e tilla janë plotësisht e drejtë demokratike. Por nuk duhet të biem asnjëherë në kundërshtim me institucionet shëndetësore. Kam frikë se ai tubim që u mbajt sot shkel plotë udhëzime të institucioneve shëndetësore.”, tha Hoti.
Kujtojmë se sot në Kosovë janë regjistruar edhe 58 raste të reja me COVID-19.





