Ambasadori amerikan për Kosovën, Jeffrey Hovenier i ka uruar mirëseardhje komandantit të ri të KFOR-it, gjeneralit italian Enrico Barduani.
Përmes një postimi rrjete sociale, Hovenier është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të palëkundura në mbështetjen e tyre për misionin e NATO-s për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë.
“Ishte privilegj të merrja pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e Ulutash dhe një mirëseardhje e ngrohtë për Barduanin ndërsa merr komandën… Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për misionin e NATO-s, për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë”, shkruan Hovenier.