Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda kanë inspektuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës situatën për evitimin e radhëve të pritjes në sportelet e përpunimit të dokumentave. Fillimisht, ministri Hoxha ka zhvilluar një takim me efektivët e policisë në Kakavijë.
Mes të tjerash, ai e ka vendosur theksin në përshpejtimin e punës në sportelet e dokumentave si dhe ka kërkuar angazhim maksimal të policisë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në mjediset e kësaj dogane, forcimin e kontrolleve antikrim në vijën kufitare, etj.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda kanë zhvilluar edhe një takim me palën greke në Qendrën e Përbashkët të Monitorimit.
Ervin Hoxha, Ministër i Brendshëm: “Vizituam pikën e kalimit kufitar Kakavijë, në një inspektim pata mundësinë të takoj edhe drejtuesit e policisë greke me të cilët ndava disa shqetësime, javën që kaloi kam patur një bisedë me ambadadoren greke për planin e masave për të përballuar fluksin e qytetarëve shqiptarë gjatë lëvizjes në pikat e kalimit kufitar. Konstatoj që masat janë marrë në të gjithë ndarjen dhe përballimin e fluksit, bashkë me drejtuesin e policisë greke vizituam edhe qendrën e koordinimit”.