Sidni Hoxha fitoi baterinë e tij në garën e 50 metrave stil i lirë, duke fituar me kohën e 22 sekonda e 80 të qindtat e duke vendosur njëkohësisht dhe rekord kombëtar në garën e 50 metrave për meshkuj edhe pse nuk ia doli të kualifikohej dot për në gjysmëfinale duke renditur i 41-ti nga 85 notarë që morën pjesë në këtë disiplinë në total. Hoxha, që përpara garës ishte ankuar për një gafë të rëndë të drejtuesve të Komitetit Olimpik se i kishin deklaruar gabim kohën, vërtetoi se ishte i jashtëzakonshëm në baterinë e tij duke u shkëputur që në fillim nga 5 konkurentët e tjerë në këtë bateri dhe duke fituar me kohën e 22 sekonda e 80 të qindtat, e duke përmirësuar me 7 të qindtat rekordin kombëtar që e kishte vendosur në Europianin e Berlinit. Koha e tij ishte madje më e mira në pesë bateritë e para kualifikuese, ndërsa vetëm në baterinë e 6-të mundi të regjistrohej një kohë më e mirë se e tij. Ndërkohë në këtë garë, po në 50 metra mori pjesë për Kosovën dhe Lum Zhaveli, që e nisi nga bateria numër pesë, ku u rendit i 7-ti në baterinë e tij duke regjistruar kohën e 24 sekonda e 53 të qindtat, por pa arritur të vendosë dot një rekord kombëtar për Kosovën, që mbahej po nga vetë ky notar dhe i regjistruar në vitin 2012 me kohën e 24 sekonda e 23 të qindtat. Sa i përket renditjes së përgjithshme, Hoxha u rendit i 41-ti nga 85 notarë ndërsa Zhaveli u pozicionua në vendin e 57. Një garë që gjithsesi mund të konsiderohet e sukseshshme për notarin shqiptar që arriti të përmirësojë rekordin e tij personal por dhe atë kombëtar.
Hoxha e Zhaveli eliminohen nga “Rio 2016”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Financat, dashuria e karriera, çfarë kanë parashikuar yjet për ju?
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset!
Fundoset jahti në Turqi, pronari dhe anëtarët e ekuipazhit hidhen në det
Përhapja e gripit të shpendëve, Anglia furnizohet me gjela deti nga Evropa





