Ligjërimi i një Hoxhe, i shpërndarë së fundmi nëpër rrjete sociale, ka provokuar shumë ndasi mbi çështjen e fesë myslimane në trajtimin e shumë temave të ndryshme shoqërore.
Njëra prej tyre është edhe femra e trajtuar në fjalën e Hoxhës sipas Kuranit. Ai thekson se femra në fenë islame duhet t’i përmbahet një rregulloreje që libri i shenjtë i Islamit e përcakton mjaft qartë. Sipas tij, ato femra që i heqin vetullat bëhen të pandershme, fitojnë hidhërimin dhe mallkimin e Allahut.
Hoxha thekson se këto femra nuk do kenë sukses në jetën e tyre. Nuk dihet kur është publikuar kjo video, por po bëhet virale.





