Intervista e mbrojtësit të Teutës, Rustem Hoxha, menjëherë pas festës për titullin kampion me skuadrën durrsake.

Cila ka qenë pika më e fortë e Teutës kampione?

Për momentin jam shumë i emocionuar, është ndjesi e veçantë. Ishte kampionat i vuajtur dhe i luftuar, si përfundim ja arritëm me sukses. Besim dhe forca e grupit kanë qenë të jashtëzakonshme, kjo ka qenë pika jonë e fortë. Fitorja ndaj Laçit dhe Vllaznisë, na krijuan bindje që do t’ia arrinim në fund me sukses.

Cili kundërshtar ka qenë më i vështiri këtë sezon?

Nuk mund të përcaktoj një kundërshtar të frikshëm, Seferi mund të them që është një nga sulmuesit më të mirë që lëviz shumë dhe të hap probleme. Të gjitha ekipet kanë specifikat e tyre, ka qenë një kampionat i paparashikueshëm, nuk mund të përcaktoj.

Mbrojtja ka bërë maksimumin këtë sezon, me vetëm 16 gola të pësuar…

16 gola të pësuar është shifër e kënaqshme, sukses i të gjithë skuadrës, statistikë shumë e mirë. Jemi ekipi që kemi pësuar më pak gola, që kur Superiorja është bërë me 4 faza.

Si është të luash në krah të Arapit?

Me Arapin jam përshtatur shumë mirë, u bënë 2 vite bashkë dhe në ekip jemi të gjithë shokë, pasi kemi kaluar shumë mirë bashkë, nuk jemi ndarë, kemi qenë të gjithë bashkë. Këtë titull ia dedikoj qytetit, tifozëve, familjes time, të gjithë atyre që na kanë mbështetur.

I lumtur që bregu u shpall golashënues?

Dejvi Bregu e meritoi çmimin golashënuesi më i mirë, nuk kam çfarë të them për vlerat e tij, Dejvi Bregu nuk e meriton të luajë në kampionatin tonë, me gjithë vlerat që ka kampionati, për të mirën e karrierës së tij