SHBA – Gjigandi bankar i Britanisë, HSBC, ka rënë dakord t’i paguajë autoriteteve amerikane shumën 1,9 miliardë dollarë për një rast të pastrimit të parave.

Çështja kishte të bënte me transferimin e miliarda dollarëve të trafikantëve meksikanë të drogës dhe shteteve të papërgjegjshme si Irani, përmes sistemit financiar të Shteteve të Bashkuara.

Banka angleze pranoi që çështja të mbyllet përmes një marrëveshjeje me Departamentin amerikan të Drejtësisë, që do të thotë se për Bankën nuk do të ketë ndjekje të mëtejshme ligjore për këtë çështje, në se përmbushen disa kushte.

Një vëzhgues i pavarur, po ashtu do të vlerësojë ecurinë e veprimeve të bankës për këtë çështje gjatë marrëveshjes 5-vjeçare