Huawei mund të mos jetë markë shumë e njohur në Shqipëri, por si kompani vjen pas Samsung dhe Apple. Kompania kineze është e treta për nga popullariteti në botë.
Produkti i Huawei i njohur si “Honor” është lancuar në Amerikë në fillim të vitit. Tani, kompania ka sjellë Honor 8, verzionin e lirë të Huawei P9.
Për 399 dollarë, ju mund të keni Honor 8 me një ekran 5.2 inch i gjithi në HD, 1080p, një bateri 3,000mAh, një proçesor Kirin 950, RAM 4GB, memorie 64GB si dhe hapësirën për kartën microSD me hapësirë 128GB.
Cilësitë e tjera të telefonit janë porta USB e tipit C, një skaner i gjurmëve të gishtërinjve dhe kamera 12MP në të dy anët.
Kamera me ngjyra ka detyrat e kamerës së zakonshme ndërkohë që kamera monokrome kap informata shtesë të dritës.
Më pas, softueri i kombinon informatat prej dy kamerave për të sjellë imazhin. Huaëei ka deklaruar se sistemi i dy kamerave kap tri herë më shumë dritë se lentja e zakonshme.
Përsa i përket dizajnit ai ka një sipërfaqe të lëmuar, cepa të rrumbullakët dhe është mjaft solid dhe i rehatshëm në dorë. Ka një trashësi prej 7.5mm, dhe ofrohet në ngjyrat: blu, e bardhë dhe safir. Mikrofoni është i pozicionuar në pjesën e sipërme, për të cilën Honor paralajmëron që të mos mbulohet kur të përdoret.
Një cilësi interesante që ofron kompania është ajo që ata e quajnë ‘knuckle gestures.’ Ajo funksionon në mënyrë të tillë që nëse ju për shembull vizatoni një ‘m’ në ekran hapet harta (map), nëse vizatoni një ‘c’, kamera (camera), ‘e ’- interneti apo ‘ë’ – moti (ëeather).
Telefoni Honor 8 mbahet si një ndër më të mirët Android i krahasuar me Huaëei P9 dhe OnePlus 3.
Porositë e para për Honor 8 kanë filluar më 17 gusht në tregun amerikan.





