Një hudhër në ditë ju mbron nga kanceri i prostatës. Sipas studimeve, nëse konsumohet një hudhër në ditë shanset që të prekeni nga kanceri minimizohen me 50%.
Nga të dhënat e fundit rezulton se një në tetë persona të grupmoshës nga 60 deri në 79 vjeç ka predispozitë për t’u prekur nga sëmundja. Trashëgimia konsiderohet si një ndër shkaktarët që ndikon, por krahas saj renditen edhe disa faktorë të jashtëm të tillë si konsumimi i tepërt i yndyrave shtazore te dieta e përditshme, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe duhanpirja.
Ajo që vlen të thuhet në rastin e kancerit të prostatës është se nuk ka shenja tipike, të cilat të orientojnë te sëmundja, megjithatë ka disa simptoma të cilat nuk duhen nënvlerësuar dhe ato janë vështirësi në urinim, fluks të dobët të urinës dhe urinim të shpeshtë jo vetëm gjatë ditës, por edhe natën.