Covid-19 prek dhe Premier League. Hudson-Odoi ka rezultuar pozitiv, lajm i cili është bërë publik nga vetë klubi i Chelsea me anë të një postimi në rrjetet sociale: “Lojtari i ekipit tonë, Callum Hudson-Odio ka rezultuar pozitiv ndaj testit të Covid-19. Personeli i Chelsea që ka qenë në kontakt këtë kohë me lojtarin janë vetë futur në karantinë. Mes personave në karantinë do të jetë edhe e gjitha skuadra, stafi teknik dhe të gjithë bashkëpunuesit. Odoi shfaqi shenja të ngjashme me të prekurit nga Covid-19 që të hënën në mëngjes dhe që nga ai moment nuk ka zbritur më në stërvitje. Përgjigja e testit doli vetëm të enjten në mbrëmje dhe menjëherë u fut në karantinë. Pavarësisht se ka rezultuar pozitiv, Odoi është mirë dhe mezi pret të zbres në fushë sapo të jetë e mundur”, lexohet më tej në faqen zyrtare të klubit londinez.
Hudson-Odoi rezulton pozitiv me Covid-19, Chelsea përfundon në karantinë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Pas BBVK, Klodi flet hapur për raportin me Londrimin dhe Elijonën
Vance: Armëpushimi nuk do të zgjasë nëse Irani nuk rihap Ngushticën e Hormuzit
40-vjeçari tenton t’i arratiset policisë, por aksidentohet me makinë/ Niset drejt urgjencës së Fierit
Vendet e shenjta në Jerusalem do të rihapen nesër





