Prej disa vitesh, Hueyda el Saied është vendosur në Luksemburg ku ndan jetën mes pikturës, letërsisë, Gabrielit, i cili duhet thënë që është kopje perfekte e saj dhe Thierry-t, dashurisë së saj të madhe, me të cilin po jeton ditët më të bukura të jetës.
Ky i fundit feston ditën e sotme ditëlindjen dhe Hueyda nuk i ka kursuer fjalët e ëmbla për të, njeriu që di të jetë jo vetëm bashkëshorti i mirë, por edhe një baba po aq i denjë. Në postimin e fundit në Instagram, ku shfaqet Thierry herë vetëm e herë me familjen e tij të bukur, ajo shkruan: “Gëzuar ditëlindjen gjithçkaja ime, bashkëshorti im, shpirti im binjak, shoku im më i mirë! Kemi 9 vite që e njohim njëri-tjetrin, 4 vite të dashuruar dhe 9 muaj të martuar, por për mua, 1 jetë nuk mjafton që të të dua çdo minutë.
Gabriel dhe unë jemi me fat që kemi pranë një burrë të zgjuar, shakaxhi, protektiv, me vetbesim, puntor, të pakrahasueshëm, të sinqertë, të kujdesshëm dhe të kultivuar. Je babai dhe burri më i mirë. Ne e dimë që mund të mbështetemi tek dashuria dhe afeksioni yt. Festofsh ditëlindjen më të bukur”.