Rreth një muaj më parë Hueyda u rikthye në Shqipëri e gjatë kësaj periudhe tregoi se i kishte dhënë fund lidhjes 5 vjeçare me partnerin francez, me të cilin ka edhe një djalë.
Gjatë intervistave të saj, ajo u shpreh se ishte ndarë nga partneri pasi kishte zbuluar tradhëtinë e tij.
Ndërkohë, sot ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shihet së bashku me të birin në avion dhe bashkangjitur ka shkruar disa rreshta duke treguar mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur, teksa ka sqaruar edhe arsyen se përse vendosi që t’i ndajë me të gjithë historitë e saj personale.
POSTIMI
Miqte e mi Gabrieli dhe une po kthehemi ne Luksemburg aty ku jetojme prej 5 vitesh dhe nuk e dime kur do te vijme perseri ne Shqiperi. Nderkohe doja t’ju falenderoj s’te gjitheve per mbeshtetjen, inkurajimet, fjalet e ngohta dhe respektin qe na keni deshmuar pergjate ketij muaji qe kaluam ne Shqiperi. Nje mikesha ime para disa ditesh me tha : “Po mos i trego te gjitha sekretet e tua…” E di qe ka te drejte, ndonjehere duhet dhe t’ju a kursej ndonje “çmenduri”, por une nuk harroj kurre qe si artiste ekzistoj fale jush, fale duartrokitjeve, inkurajimit dhe kritikave tuaja. Per me teper kam lindur dhe jam rritur ne Tirane, ku ne cdo hap qe hedh ndesh nje pediatre qe me ka vizituar kur isha femije, nje shitese qe me ka shitur akulloren e pare, nje mesuese qe me ka mesuar alfabetin, nje mikeshe me te cilen kemi luajtur syllambyllasi, e plot njerez te tjere te cilet me kane mesuar dhe dhuruar aq shume sa qe nese do te filloja te shisja mend e te fluturoja do te me tregonin diçka qe do te me sillte direkt ne toke…. Me pak fjale, kam vendosur te ndaj me ju jo vetem gezimet apo sukseset e mia, por dhe lendimet dhe dhimbjet e nje njeriu qe nuk harron nga vjen… Ka njerez qe paguajne psikanalistet per te bere nje terapi, une kam fatin ta bej kete terapi me ju. Faleminderit per gjithshka ! P.s – Nona, teze Opa dhe mami me morii malli dhe pse vetem 1h30 minuta larg jush.





