Fotot më të fundit të aktorit Hugh Laurie kanë bërë xhiron e rrjetit. Aktori i njohur për rolin ikonik në serialin “House” u fotografua duke shëtitur qenin në një park, i veshur thjesht me një kapele leshi dhe mjekër të gjatë – pamje që e bënin të dukej si një “pensionist britanik”.
Larg vëmendjes mediatike prej vitesh, Laurie është një figurë që preferon privatësinë. Ai është i martuar me Jo Green që nga viti 1989 dhe kanë tre fëmijë së bashku.
Edhe pse fama e tij kulmoi dy dekada më parë me serialin “House” (2004–2012), Laurie vijon të jetë aktiv në projekte si “Tehran” dhe “All the Light We Cannot See”, megjithëse me një profil më të ulët.
Rishfaqja e tij në publik ka ngjallur nostalgji te fansat që e kujtojnë si doktorin gjenial e të vrazhdë që u bë ikonë në ekranet televizive në mbarë botën.
