KARAKAS-Presidenti i Venezuelës Hugo Çaves ka pësuar "komplikime të reja" pas operacionit në Kubë, deklaroi zëvendëspresidenti Nikollas Maduro, cituar nga mediat amerikane.

Zëvendëspresidenti nuk ka dhënë detaje për çfarë komplikime bëhet fjalë. Sipas tij, ato ishin të lidhura me infeksion të rrugëve të frymëmarrjes.

Maduro në fjalim për një televizion nga Kuba tha se gjendja e Çavesit edhe më tej është "delikate".

"Para disa minutave ishim te presidenti Çaves. U përshëndetëm dhe ai vetë përmendi për këto komplikime", deklaroi Maduro, ndërsa afër tij ishin vajza më e madhe e Çavesit Rosa dhe bashkëshortja e tij Horhe Areasa dhe prokurorja e përgjithshme Sisilia Flores.

Deklarata e zëvendëspresidenti parasheh se shëndeti i Çavesit po keqësohet.

Lideri i Venezuelës publikisht është paraqitur, e as nuk ka dhënë deklaratë, pasi më 11 dhjetor e kishte operacionin e katërt nga kanceri dhe sipas disa përfaqësuesve qeveritarë ai mund të mos kthehet në kohë në vend deri më 10 janar, për kur është caktuar ceremonia e hyrjes së detyrës për mandatin e tij të ri gjashtë vjeçar.

"Presidenti na ka dhënë drejtime të sakta, pasi që ta përfundojmë vizitën, popullit të Venezuelës t'i tregojmë se si është gjendja e tij shëndetësore për momentin", deklaroi Maduro.