Skenat e dhunës me protagonistë huliganët aglezë zhvendosen nga Marseja në Jug të Fransën në qytetin e Lillës në veri. Forcat e rendit ndërhynë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e fansave të përfaqësueses së “Tre Luanëve”, në një përplasje që zgjatë nga ora 19:00 e mbrëmjes deri në orët e para të mëgjesit me një bilanc 16 të plagosur dhe 36 të arrestuar.
Huliganët anglezë, të organizuar për të pikasur ndonjë ultras të Rusisë, shkatërronin baret në qytetin e Lille. Pikërisht në momentin kur tifozët vendas dolën në rrugët e qytetit për të festuar fitoren me Shqipërinë, pati përplasje edhe mes ultrasve anglezë dhe atyre francezë. Edhe në këto momente policia ndërhyri me forca për të shpërndarë turmat që po shkaktonin trazira. Edhe pse pronarët e lokaleve ishin urdhëruar të mos ofronin alkool për tifozët, huliganët anglezë zhvendosesin në cdo cep të qytetit për të gjetur atë që kërkonin.
Edhe prania e policisë britanike që shpeshherë tentoi dialogun, nuk vlejti për të shmangur përplasjet e dhunshme.





