Mungesa e gjumit mund t'ju nxisë të konsumoni më shumë kalori se sa keni nevojë. Hulumtimi i ri zbulon që individët që flenë më pak se sa duhet konsumojnë më shumë se 500 kalori më shumë gjatë ditës.
“Gjumi është i rëndësishëm për tërë organizmin, pa sasitë e nevojshme të gjumit organizmi nuk mund të shpenzojë kaloritë në mënyrë normale”, përcjell HuffPost deklaratën e dr. Andrew Calvin. Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që mungesa e gjumit çon deri tek shpenzimi i rritur i kalorive, atëherë trupi shpenzon më shumë kalori sepse nuk është i pushueshëm.
Megjithatë, me këtë hulumtim është treguar e kundërta. Personat që flenë më pak janë më pak të prirë për të ngrënë më shumë ushqim i cili është i pasur me karbohidrate. Po ashtu, sa më e gjatë që është koha pa gjumë e personit, më shumë ka mundësi që të hajë, sepse në fund të fundit, nuk mund të hani derisa flini.
Në fund të fundit, gjumi është i domosdoshëm për funksionimin normal të organizmit në tërësi dhe shpenzimin e kalorive. Prandaj flini mirë sa herë që mundeni, për ta mbajtur peshën e shëndetshme trupore.