Drejtori i Zyrës Arsimore në Gramsh, Xhevit Dermyshi ka humbur betejën me Covid-19 në moshën 66-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar njësia vendosure e kujdesit shëndetësor Gramsh me anë të një postimi në rrjete sociale, ku thekson se karriera e tij e gjatë la gjurmë në sistemin arsimor.

“Të hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të mësuesit Xhevit Dermyshi. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm COVID. Por karriera e tij e gjatë la gjurmë në sistemin arsimor. Kontributi profesional dhe shoqëror i mësues Xhevitit do të mbetet i vlerësuar ndër breza. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh i dërgon gushëllime të sinqerta bashkëshortes, familjarëve, kolegëve dhe miqve të shumtë! U prehtë në paqe”, shkruhet në postim.