Një e moshuar 79-vjeçare rezulton e humbur në Durrës që nga ora 10.00 e paradites së sotme.
Zonja Liri Frashëri është banore e lagjes nr.15 dhe pas largimit nga shtëpia nuk është bërë e mundur lidhja me familjarët.
Këta të fundit apelojnë për ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë apo ka dijeni se ku ndodhet 79-vjeçarja.
Kushdo që ka informacion për të moshuarën, lutet të kontaktojë në numrin e telefonit +355 69 877 3362.






